Morata humbi rast të pastër dhe u kritikua, Enrique: Ngrihuni në këmbë dhe duartrokiteni

Shpërndaje lajmin

Spanja nuk shkoi dot më shumë se një barazim pa gola sot ndaj Portugalisë, por pas ndeshjes të gjithë kritikat janë shenjëstruar nga ylli i Juventusit, Alvaro Morata.

Sulmuesi humbi një rast të pastër në fund të ndeshjes, duke goditur traversën dhe ka përfunduar duke u kritikuar shumë nga tifozët dhe specialistët. Gjithsesi në mbrojtje spanjollit i del trajneri i “Furisë së Kuqe”, Luis Enrique.

“Humbjet e rasteve nuk më shqetësojnë. Ai ishte shumë aktiv dhe e menaxhoi presionin, shqetësoi mbrojtësit, luajti shumë mirë dhe bëri punë të madhe. Duhet të ngrihemi dhe ta duartrokasim, jo ta kritikojmë”, tha ndër të tjera Enrique. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *