April 18, 2021

Morata për rikthimin e Ronaldos në Madrid: Jemi të lumtur te Juventusi

Shpërndaje lajmin

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata ka thënë se nuk flet me Cristiano Ronaldon për rikthimin e mundshëm te Real Madrid, por dëshiron të qëndrojë në Torino.

28-vjeçari nisi në formën më të mirë muajt e parë te Juventusi, por tani ka dështuar të jetë i njëjti shkaku i lëndimeve.

Morata pranoi se ishte vit i komplikuar me eliminimin nga Liga e Kampionëve.

“Ishte vit i komplikuar, detajet e vogla na eliminuan nga Liga e Kampionëve, si penalltia që nuk na u dha”.

“Është faji i të gjithëve. Janë detaje të vogla, nëse do shënoja me kokë, do ishim në çerekfinale”.

“Të shohim anën pozitive, kemi fituar Superkupën e Italisë dhe kemi finalen e Kupës së Italisë për ta zhvilluar”, tha fillimisht ai.

Ronaldo së fundmi ishte i lidhur me rikthimin te Real Madrid, por Morata mendon se portugezi është i lumtur me grupin.

“Sinqerisht, flasim për gjithçka pos futbollit. Kalojmë shumë kohë në fushë duke folur për presionin dhe taktikat”.

“Kur dalim jashtë, nuk flasim për futbollin. Flasim për ngjarjet në botë, darkat… Ai është mësuar të luajë në finalet e Ligës së Kampionëve, por ai do ishte njësoi në një klub tjetër”.

“Nuk është problem për Juven. Ai është i lumtur me grupin, por është mësuar të fitojë, andaj është normale të jetë i nervozuar.

“Mendoj që është i lumtur. Juventus dhe unë duam që ai të qëndrojë sepse Juventus duhet ta këtë më të mirin e botës”, përfundoi ai.

Në fund, Morata tha se nuk e di se çfarë e pret dhe që është i lumtur me projektin e “Bianconerëve”.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *