Mos bëni zgjedhjen e gabuar, partnerët më të tmerrshëm në shtrat iu përkasin këtyre shenjave horoskopi

0
Shpërndaje lajmin

Kur një person është i dashuruar apo tërhiqet fizikisht nga dikush, gjithmonë pret që momentet intime të jenë shumë të kënaqshme. Në fakt, dashuria dhe tërheqja fizike nuk janë të mjaftueshme për të garantuar një eksperiencë seksuale të mire. Disa persona mund të japin më shumë kënaqësi ndërsa të tjerë nuk mund të kënaqin aq sa duhet. Kjo është arsyeja pse paraprakisht ju duhet të siguroheni për zgjedhjet që do bëni. Zbuloni cilat janë shenjat më të tmerrshme në shtrat.
Binjakët. Fillimisht do mendoni se gjërat ju ecin mirë me një partner të shenjës së binjakëve. Ata do ju lënë juve të veproni dhe do iu japin kontrollin absolut. Këta partnerë do tregohen pasivë, aq sa do ju nxitin të mendoni se jeni partner seksual perfekt, derisa ta kuptoni se ky pasivitet nuk është pozitiv. Ndërkohë që ju mundoheni të bëni më të mirën për ta kënaqur, ata nuk e kanë shumë mendjen dhe mendojnë gjëra që ju duken më interesante.
Gaforrja. Për një person të kësaj shenje, komunikimi i mirë dhe diskutimet e thella janë të nevojshme që ai të ndihet gati për të kaluar në një diçka më serioze. Vetëm se kur afrimiteti të shtohet do e kuptoni se fjalët e tij do jenë të tepërta. Ai do iu flasë për angazhime, dashuri dhe pasion edhe në mes të raportit, çka do ju shpërqendrojë dhe do ju bëjë të mos e mbani mendjen tek momentet që jeni duke kaluar.
Virgjëresha. I kini parasysh ata persona që nuk janë kurrë të kënaqur në shtrat, pavarësisht nga sa mund të bëjë apo të thotë partneri? Virgjëreshat bëjnë janë pjesë e tyre. Ata do bëjnë cdo gjë që ju të mund t’i stimuloni. Gjithmonë janë kërkues dhe duan gjithnjë e më tepër kështu që përvoja dhe teknikat tuaja do jenë të pamjaftueshme për ta. Nëse do keni një partner të kësaj shenje do ndiheni aq keq në disa momente sa do ju duket më mirë kënaqësia kur jeni vetëm.
Shigjetari. Mund t’iu duket e çuditshme duke qene se është shenjë zjarri, por partnerët e shigjetarit janë të tmerrshëm në shtrat. Ata janë joshën dhe nuk vonohen ta bëjnë për vete cilindo, por kur gjërat ecin përpara, sharmi thyhet dhe kompetencat seksuale nuk janë aq të mira.
Bricjapi. Tregohuni shumë të matur sa herë një person i kësaj shenje tenton t’iu joshë, pasi nuk vlejnë. Ata janë partnerë të tmerrshëm pasi ëndërrojnë për persona të tjerë ndërkohë që janë duke bërë dashuri me ju. Pavarësisht prezencës fizike, me mendje ata janë përherë gjetiu dhe ëndërrojnë gjëra të çmendura.
Peshqit. Partnerët e kësaj shenjë janë nga ata që mendojnë se janë ekspertë në planin intim, por kur vihen në provë fillojnë vetë të ankohen se nuk arrijnë atë që duan. Në fakt ata nuk të ngjallin ndonjë emocion të madh në shtrat kështu që reflektoni sa here një person i tillë tenton t’iu joshë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *