“Mos shkatërroni shkollat”, gjyshja e 17-vjeçarit të vrarë kërkon të ndalen trazirat

0
Shpërndaje lajmin

Gjyshja e Nahel M, 17-vjeçarit që u vra nga një polic gjatë një ndalesë trafiku më 27 qershor, ka bërë thirrje për përfundimin e trazirave në mbarë Francën që u nxitën nga vrasja e nipit të saj.
“Nuk duam që protestuesit të shkatërrojnë dyqane, autobusë dhe shkolla”,- tha Nadia në një intervistë të dhënë për BFM TV.
“Ata po e përdorin Nahelin si justifikim. Ne duam që gjërat të qetësohen”, shtoi ajo.
Ajo tha se beson se zyrtari policor përgjegjës për vrasjen e nipit të saj do të ndëshkohet, ndërsa tha se “zemra po më dhemb” kur u pyet për paratë që i janë dhuruar zyrtarit policor pas vrasjes së Nahelit.
“Jam e lodhur. Ka marrë fund, fëmija im nuk ka më jetë. Mos i shkatërroni shkollat, mos i shkatërroni autobusët. Ka shumë nëna që i përdorin ata autobusë”, tha ajo.
Rreth 2.800 njerëz janë arrestuar gjithsej që nga vdekja e Nahelit më 27 qershor. Dislokimi masiv i policisë është mirëpritur nga disa banorë të frikësuar të lagjeve të shënjestruara dhe pronarë dyqanesh, dyqanet e të cilëve janë plaçkitur. Por, ky veprim ka zemëruar më tej ata që e shohin sjelljen e policisë si shkakun e krizës aktuale në Francë.
LEXONI GJITHASHTU:

Analisti: 17-vjeçari i vrarë, me rekorde kriminale, ja pse ndodhin këto ngjarje
1311 protestues arrestohen në Francë, pezullohet transporti publik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *