“Mosçelja e negociatave i krijon hapësira Rusisë e Kinës”/ Palmer: Duhet vigjilencë

Share

Në tetor të 2019, zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit Mattheë Palmer, shprehu zhgënjimin e SHBA ndaj vendimit të Këshillit Europian për mos çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe frikën se aktorë të tjerë, si Rusia apo Kina, mund të mbushin boshllëkun e krijuar.

Mbrëmjen e sotme Palmer është pyetur se sa rrezik ka nga boshllëku i krijuar nga zvarritja e procesit të anëtarësimit.

Ai deklaroi se rreziku ekziston, ndërsa theksoi në “Përballë” se të gjithë duhet të jemi vigjilentë për rolin e fuqive të huaja në Ballkanin Perëndimor.

Patjetër është rrezik. Kjo është një çështje që ne e kemi trajtuar shumë ngushtë për vite me radhe dhe të gjithë duhet të jemi vigjilentë për rolin e fuqive të huaja në Ballkanin Perëndimor. Rusia, Kina këto vende kanë një vizion për Ballkanin Perëndimor që nuk është në përputhje me interesat e vendeve të rajonit ashtu siç ato vetë i kanë përcaktuar. Ajo që duan SHBA-të për vendet e Ballkanit Perëndimor është demokraci, paqe, stabilitet, prosperitet, anëtarësim në institicionet euroatlantike.

Ky është vizioni ynë për rajonin. Ky është vizioni që vet vendet kanë identifikuar si vizionin e tyre për të ardhmen e tyre më të mirë. Ju siguroj që ky nuk është vizioni i Rusisë, nuk janë qëllimet e Moskës. Moska beson se interesat strategjik të saj shërbehen më mirë nga një rajon që është i ndarë në vetvete, që është dyshues dhe që është i fragmentuar, ku ka konflikt dhe jo bashkëpunim. Ky është mjedis strategjik ku Rusia beson se mund të marr avantazhet e veta më të mira. Kështu që ne po punojmë për të nxitur bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe t’i mbështesim ata në rrugëtimin e tyre drejt BE-së”, nënvizoi Palmer./ CNA.al


Share

Komente