Moska përgatit mobilizimin e 500 mijë rekrutëve, çfarë po planifikon Putin

Shpërndaje lajmin

Moska dyshohet se po përgatitet të urdhërojë mobilizimin e 500,000 rekrutëve shtesë në janar.
Vadym Skibitsky, zëvendës shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës tha se rekrutët mund të përdoren për sulmet e planifikuara nga rusët në pranverë dhe verë.
Ukraina beson se këto ofensiva ka të ngjarë të jenë në lindje dhe jug.
Ndërkohë që nga ana tjetër, Moska ka mohuar se po përgatitet për një valë të re mobilizimi.
Vladimir Putin tha në dhjetor se ishte “e pakuptimtë” të konsiderohej një thirrje e re, pasi vetëm gjysma e atyre që u mobilizuan në tetor po luftojnë në Ukrainë.
Por ka pasur pretendime të përsëritura nga agjencitë perëndimore se Moska ka vazhduar me një mobilizimin “të fshehtë”.
Kujtojmë se “mobilizimi i pjesshëm” fillestar i rezervistëve rusë ndezi panik në të gjithë vendin dhe bëri që mijëra të rinj rusë të iknin nga frika se mos thirreshin në ushtri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *