Mot i ngrohtë në Zvicër dhe Austri

Shpërndaje lajmin

Temperaturat deri në 25 gradë celsius do të jenë gjatë kësaj jave në disa pjesë të këtyre dy shteteve, përcjell albinfo.ch.
Pas një fillimi më të ftohtë se zakonisht në prill, Instituti Qendror për Meteorologji dhe Gjeodinamikë (ZAMG) ka parashikuar temperatura maksimale prej 25 gradësh të mërkurën dhe të enjten në shtetin e Austrisë.
Moti më i ngrohtë do të jetë në perëndim të vendit, veçanërisht në pellgun e Vjenës.
Temperaturat e ngrohta do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura nga 15 deri në 23 pothuajse në gjithë Zvicrën. /Albinfo.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *