Moti i keq në Gjermani dhe Francë, dhjetëra aksidente nga shirat e rrëmbyeshëm

Share

Gjermania dhe Franca janë përfshirë nga moti i keq. Stuhitë dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur vendet duke shkaktuar të dëme të shumta dhe të plagosur.

Shtetet jugore dhe perëndimore gjermane të Baden-Wuerttemberg, Bavaria dhe Hesse u goditën veçanërisht nga reshjet e  shumta të cilat shkaktuan përmbytje dhe dhjetëra aksidente rrugore në mëngjesin e së martës.

Shtatë aksidente u raportuan gjatë reshjeve të mëdha të shiut në autostradat A3 dhe A48 pranë qytetit Montabaur, ndërkohë një person është në gjendje të rëndë dhe 3 janë plagosur lehtë. Në Bavari, disa fshatra u përmbytën, duke përfshirë Moemlingen, afër Frankfurtit, ku rrugët ishin mbuluar plotësisht nga uji dhe balta.

Zonat veriore franceze të Pas-de-Calais dhe Somme gjithashtu u goditën rëndë nga moti i keq. Në Somme, “një stuhi e fuqishme” goditi qytetin e Abbeville, duke përmbytur bodrumet, shtëpitë dhe dyqanet./abcews.al

Komento