January 13, 2022

Moti i keq, njoftim i rëndësishëm për lundërtarët: Kujdes në këto zona

Shpërndaje lajmin

Shërbimi Hidrografik ka njoftuar lundërtarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lundrimit në kepin e Selitës dhe në hyrje të kanalit të portit Durrës. Në një njoftim në faqen zyrtare, ai bën me dije se po punohet për riparimin e defektit të shkaktuar nga moti i keq.

“Ju informojmë se për shkak të motit të keq janë shkëputur bova kardinale perëndimore e cekinës të Talbotit (në VL të Kepit të Selitës), si dhe bova e ujrave të lira (bova e pilotit) në hyrje të kanalit të portit Durrës.

Lundërtarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lundrimit në këto zona, si dhe për praninë e objekteve të ngurta pluskuese që mund të ndodhen në det si pasojë e prurjeve të mëdha nga lumenjtë.  Shërbimi Hidrografik po punon për vendosjen e bovave në gatishmëri sa më shpejt. Ju faleminderit për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftim.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *