Moti i keq, situatë e qëndrueshme në rrethe

Share

Ashti siç ishte parashikuar edhe nga meteorologia e A2, Tanja Porja, këtë të shtunë reshjet janë më të pakta në të gjithë territorin e vendit, duke sjellë për pasojë një situatë më të qëndrueshme

Mësohet se në Qarkun e Korçës ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët, deri në 15 mm, duke mos sjell problematika në qarkullimin e automjeteve. Në këtë qark qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha rrugët.

Po ashtu, edhe në Qarkun e Elbasanit si dhe në Vlorë, të gjitha akset rrugore janë funksionale. Janë pastruar në vazhdimësi inertet që bien herë pas here në akset Elbasan-Qafë Thanë dhe Gramsh-Mollë Grabovë.


Share

Komente