Moti merr kthesë, meteorologia Adiola Bani tregon sa parashikohet të zbresin temperaturat në ditët në vazhdim

Share

Meteorologia Adiola Bani ka treguar si parashikikohet të jetë motit për fundjavën. Ajo thotë se pritet rënie e ndjeshme e temperaturave me minus dy gradë në zonat malore, ndërsa temepraturat maksimale jo më shumë se 16-17 gradë.

‘E shtuna do na sjellë vranësira të dendura në territor, reshje të pakta dëbore në zonat veriore dhe verilindore. Reshje të shiut të izoluara priten në jug të territorit ndërsa zonat qendrore do vijojnë të mbeten me thjellime të herëpashershme.

Sërish e diela dhe fundjava na kthejnë motin e kthjellët. Rënie të ngdjeshme të temperaturave presim gjatë mëngjeseve të fundjavës duke zbritur në minus dy gradë Celsius në zonën malorë ndërsa maksimumi presim 16 apo 17 gradë Celsius në zonat bregdetare.’, ka thënë meteorologia Bani.

The post Moti merr kthesë, meteorologia Adiola Bani tregon sa parashikohet të zbresin temperaturat në ditët në vazhdim appeared first on Lajme.al.


Share

Komente