Moti sot në Maqedoninë e Veriut, rënie drastike të temperaturave

Share

Moti sot në Maqedoninë e Veriut gjatë orëve të para të mëngjesit do të jetë i ftohtë dhe me erë. Gjatë ditës do të ketë vranësira dhe një erë nga veriu, që pritet të pasojë me shi në rajonin e Luginës së Vardarit si dhe në zonat e tjera malore të vendit.

Në zonat e larta malore në perëndim dhe very të vendit do të ketë kushte për reshje bore.

Temperatura minimale do të jetë – 5 deri 3 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 4 deri 11.

Në Shkup pritet të ketë mot me vranësira dhe erë nga veriu. Temperatura minimale do të jetë 0 gradë, ndërsa ajo maksimale 6 gradë.

Nga e diela sërish do të jetë moti stabil, me temperature më të ulta nën minus 5 gradë. (INA)

The post Moti sot në Maqedoninë e Veriut, rënie drastike të temperaturave appeared first on Arbresh.info.


Share

Komente