Mourinho nuk është “i ngopur”: Do të doja më shumë cilësi

Shpërndaje lajmin

Roma e Mourinhos mundi Fiorentinën 2-0 në ndeshjen e 18-të të Serie A dhe trajneri “verdhekuq” mori tre pikët me golat e Dybala.
“Ishte një ndeshje e vështirë kundër një ekipi të shkëlqyer. Vitin e kaluar kemi pasur vështirësi në emërsi numerike. Me cilësitë tona ne u mbrojtëm mirë dhe ishim në kontroll, pa pasur situata të vështira për t’u menaxhuar. Do të doja të kisha më shumë cilësi dhe të kisha më shumë lojtarë të gatshëm për të negociuar.
Merkato? Unë nuk pres të vijnë lojtarë të rinj. Drejtori ishte i sinqertë dhe i dretpërdrejtë, ai tha gjëra që trajnerët nuk pëlqejnë të dëgjojnë. Të gjithë do të dëshironin të kishin shumë para për të blerë këdo dhe të ndërtonin një ekip të fortë, do të ishte ëndrra e të gjithëve dhe në dsa klube e kisha këtë ndjesi.
Kumbulla dhe Bove? Ne luajmë më cilësitë që kemi. Disa trajnerë mund të luajnë futboll cilësor dhe disa jo, ne bëjmë ç’të mundemi. Zakonisht 11 kundrejt 10, topi qarkullohet më shumë, ne kontrolluam ndeshjen sepse jemi shumë të organizuar. Botë është një lojtar i fortë, që jep gjithçka, ai lufton për çdo top. Lojtarët tanë të rinj janë të mirë, si Kumbulla që është një profesionisht dhe më përgjigjet gjithmonë kur e aktivizoj”, është shprehur Jose Mourinho./ h.ll/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *