Muharrem Salihu, i gatshëm për deputet në Parlamentin Evropian

0
Shpërndaje lajmin

Kandidati i parë shqiptar nga Italia për eurodeputet, Muharrem Salihu, vizitoi dje komunitetin shqiptar në provincat Pergine, Rovereto dhe Bolzano, në regjionin e Trentino Alto-Adige, përcjell albinfo.ch.
Salihu u takua me mbështetës të shumtë të kësaj zone, të cilët për herë të parë, duke lënë anash ndasitë partiake e ideologjike, u bënë bashkë rreth kandidatit të tyre shqiptar.
Në këto takime Salihu prezantoi kandidaturën e tij për eurodeputet dhe diskutuan kërkesat dhe nevojat e komunitetit shqiptar, ndërsa siguroi se si deputet nga Brukseli do të përkujdeset që prioritetet e shqiptarëve dhe pakicave në Itali të marrin vëmendjen e duhur.
Vizita e kandidatit të parë shqiptar për eurodeputet në rajonin e Alto-Adige ishte një sukses i madh, duke forcuar lidhjet midis komunitetit shqiptar dhe përfaqësuesit të tyre të ardhshëm në Parlamentin Evropian.
Mbështetja e madhe nga shqiptarët në të gjitha rajonet e Italisë veri-lindore, drejt një të ardhme ku shqiptarët do të kenë një zë më të fuqishëm dhe më të përfaqësuar në politikën evropiane.
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian mbahen më 8 dhe 9 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *