Mullaj: Komandanti zbriti 400 m me litar për të shpëtuar 43-vjeçarin në kanion

Shpërndaje lajmin

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullaj ka dhënë detaje rreth operacionit të zhvilluar për shpëtimin e një 43-vjeçari, i cili kishte mbetur i bllokuar në kanionin e Holtës.
Në emisionin “Good Morning  Albanians” në Euronews Albania, Mullaj u shpreh se  komandanti i njësisë taktike të RENEA-s, bëri një veprim heroik, duke zbritur 400 metra me litar  në kanion.
“Komandanti i asaj njësie ka bërë veprim heroik. Ka zbritur 400 metra me litar në vendin ku 43-vjeçari Dervishi kishte mbetur i bllokuar. Falë ndërhyrjes së komandatit të njësisë taktike të repartit special RENEA, i ndihmuar nga kloegë të tij që po mbanin litarin dhe po kryenin veprimet e tjera plotësuese, është bërë e mundur të shpëtohet 43-vjeçari pa asnjë problem”, theksoi ai.
Dy ditë më parë forcat RENEA së bashku me shërbimin zjarrëfikës bënë të mundur shpëtimin e shtetasit Andrea Dervishi, 43 vjeç, pasi mbeti i bllokuar në kanionet e Gramshit.
Ai tha se ishte një situatë e frikshme dhe se duhet menduar dy herë nëse shkohet në të tilla terrene.
LEXONI GJITHASHTU

Xhumari: 5-6 operacione me pacientë zgjuar janë bërë gjithsej në Shqipëri

Sa e vështirë është të bindësh pacientin të jetë zgjuar në operacion? Flet mjeku
Operimi me pacientë zgjuar, Xhumari: Fillimisht evidentohej epilepsia, tani tumoret

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *