“Mund të mos jetë trupi i Sibelës”- Ahmeti: Policia zbërtheu telefonin, mesazhet

0
Shpërndaje lajmin

Gazetarja dhe moderatorja Evis Ahmeti është shprehur se trupi në fotografinë e shpërndarë që çoi në vetëvrasjen e 27-vjeçares pas kërcënimeve nga Altin Çoku, mund të mos jetë i Sibela Abedinit dhe fotografia mund të jetë e modifikuar.
Komentet Ahmeti i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se Policia ka “zbërthyer” telefonin e 27-vjeçares.
Ajo tha se një ndër mesazhet e zbuluara, është ai që Altin Çoku i dërgonte të resë ku i thoshte “bëhu e dashura ime”.
“Nëna nuk ka folur për shokun e Altin Çokut. Është Altin Çoku që ka dalë në TikTok dhe i ka paraprirë kësaj historie. Nuk jam dakord me Bregun që thotë se është presioni popullor.
Ka punuar Policia është hapur telefoni i Sibelës dhe aty janë gjetur mesazhet e shkëmbyera, ku Altin Çoku i thotë ‘të kërkoj të bëhesh e dashura ime’. Dhe i ka dërguar foton që të paktën me një sy të shpejtë me atë çfarë bëmë nje në një orë e gjysmë emision, e pamë qartë se mund të mos jetë trupi i Sibelës, por vetëm fytyra e Sibelës.
Pra duhet të jemi të kujdesshëm. Ashpërsimi i ligjit duhet të na çojë ne në vitin 2010, të shikojmë se çfarë ka bërë ky individ”, tha Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *