Valentno Murataj i është bashkuar sot Partizanit. Ai u transferua te Bylisi në verën e vitit 2017 nga skuadra e Dinamos. Mesfushori kishte kontratë me ballshiotët dhe Partizanit iu desh të paguante për kartonin e tij.
“Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta se klubi i kuq ka paguar 50 mijë euro për kartonin e Muratajt te Bylisi.
Ndërkohë, klubi ballshiot ka ruajtur edhe 10% të kartonit në rast të një shitjeje të ardhshme. Këto kanë qenë edhe kushtet për të cilat kanë rënë dakord dy drejtuesit e klubeve. Mësohet se Murataj do të firmosë kontratë 3-vjeçare me “demat”.