Musk, i gatshëm të lejojë rikthimin e Trumpit në Twitter

Shpërndaje lajmin

Pronari i kompanisë Tesla, Elon Musk, thotë se nëse oferta e tij për të blerë rrjetin social Twitter është e suksesshme, ai do të anulojë suspendimin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, nga kjo platformë.
Njeriu më i pasur në botë ra dakord për një ofertë prej 44 miliardë dollarësh me bordin e Twitter muajin e kaluar.
Por ai tha se nuk ishte një marrëveshje e përfunduar dhe se në mënyrë ideale marrëveshja do të përfundohej në dy deri në tre muajt e ardhshëm, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Vendimi i Twitter-it për të ndaluar ish-presidentin amerikan ishte “moralisht i gabuar dhe absolutisht budallallëk”, tha Musk në samitin e Financial Times “E ardhmja e veturës”.
Në muajin janar 2021, Twitter-i tha se llogaria e ish-presidentit Donald Trump ishte “pezulluar përgjithmonë…për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës” pas trazirave në të cilat protestuesit sulmuan objektet qeveritare amerikane në Uashington.
Musk i tha Financial Times: “Unë do ta anuloja pezullimin e përhershëm, por nuk e kam ende Twitter-in, kështu që kjo nuk është një gjë që do të ndodhë patjetër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.