Musk “kërcënon” Microsoft: Kanë përdorur ilegalisht të dhënat e Twitter

0
Shpërndaje lajmin

Kreu i Twitter, Elon Musk, ka kërcënuar se do të padisë Microsoft, pasi akuzoi gjigantin e teknologjisë për përdorimin e të dhënave nga Twitter pa leje.
“Kanë përdorur ilegalisht të dhënat e Twitter. Koha e padisë,” tha multimiliarderi në një postim në Twitter .
Musk po i përgjigjej planit të Microsoft për të hequr Tëitter nga platforma e tij e reklamave. Kompania tha në një njoftim se platforma e saj e reklamave “nuk do të mbështesë më Tëitter” nga e marta 25 prill.
Si rezultat, blerësit e reklamave nuk do të jenë në gjendje të hyjnë në llogaritë e tyre në Tëitter përmes mjetit të menaxhimit social të Microsoft.
“Kanale të tjera të mediave sociale si Facebook, Instagram dhe LinkedIn do të vazhdojnë të jenë të disponueshme”, tha Microsoft.
Në një postim të veçantë në Tëitter , në diskutimin rreth të dhënave të platformës së mediave sociale, Musk tha se ishte “i hapur ndaj ideve”.
“Por heqja e bazës së të dhënave të Tëitter, demonetizimi i saj (heqja e reklamave) dhe më pas shitja e të dhënave tona te të tjerët nuk është një zgjidhje”, shtoi ai.
Në shkurt, Tëitter filloi të tarifojë për të dhënat që mbledh nga “qindra miliona” përdorues, me një plan bazë që fillon nga 100 dollarë në muaj.
Të dhënat i lejojnë përdoruesit të “menaxhojnë dhe gjurmojnë çdo aspekt të pranisë tuaj në mediat sociale”, sipas platformës.
/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *