Musk në krah të Trumpit, thotë se mediat gënjejnë

0
Shpërndaje lajmin

Kreu i Tesla ka dalë në mbrojtje të ish-presidentit Donald Trump, pas lajmit në disa media se manjati është shprehur gjatë një takimi elektorale se nëse ai nuk rizgjidhet në SHBA, do të ketë një “pellg me gjak”.
Sipas Elon Musk, mediat tradicionale gënjejnë dhe se deklarata e Trump është nxjerrë nga konteksti, pasi ai ishte duke folur në lidhje me industrinë automobilistike.
“Një pikë kthese në historinë e Amerikës”. Kështu i përshkroi kandidati republikan, Donald Trump, zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA, madje duke paralajmëruar “masakrën” që, sipas tij, do të vuajë ekonomia amerikane nëse ai nuk del fitues në përballjen me presidentin demokrat Joe Biden.
Duke e cilësuar rivalin e tij si “djalë të paaftë”, Trump theksoi se periudha kohore deri në zgjedhje duket një “përjetësi”, kur sheh sesi Biden po e çon vendin drejt greminës.
“Nëse nuk zgjidhem, do të jetë një masakër për të gjithë, kjo do të jetë më e pakta. Do të jetë një masakër për vendin”, tha ai.
Duke u ankuar për ndërtimin e fabrikave të prodhimit të automobilave nga Kina në Meksikë, Trump tha se nëse ai kthehet në Shtëpinë e Bardhë, do të vendosë tarifa masive për çdo automjet të prodhimit kinez të importuar në Shtetet e Bashkuara.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *