Musk: Nga maji, mediat mund të paguajnë për leximin e teksteve në Twitter

0
Shpërndaje lajmin

Pronari i Twitter, Elon Musk, njoftoi se rrjeti social do të prezantojë një opsion duke filluar nga muaji i ardhshëm që do t’i japë mediave mundësinë për të tarifuar për leximin e teksteve të tyre.
“Kjo i lejon përdoruesit që nuk do të regjistroheshin për një abonim mujor të paguajnë një çmim më të lartë për artikull kur duan ta lexojnë atë”, shkroi Musk në Twitter.
Ai ka thënë se opsioni i ri duhet të jetë me përfitim të madh si për organizatat mediatike ashtu edhe për publikun.
Që nga marrja e kompanisë në tetor të vitit të kaluar, Musk ka prezantuar një sërë ndryshimesh në përpjekje për të rritur të ardhurat në Twitter, pasi platforma pati një rënie të të ardhurave nga reklamat, shkruan “The Guardian”.
Musk uli numrin e punonjësve në Twitter nga 7500 në rreth 1500 persona, shton gazeta./Euronews
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *