Musk pezullon blerjen e Twitter-it

Shpërndaje lajmin

Miliarderi Elon Musk deklaroi të premten se e ka pezulluar ofertën e tij për blerjen e Twitter, pak kohë pas njoftimit se e kishte blerë atë për 44 miliardë dollarë.
“Marrëveshja për Twitter është përkohësisht në pritje për shkak të detajeve në llogaritjen e profileve të rreme, që përbëjnë 5% të përdoruesve”, bëri të ditur Musk në rrjetin social.
Lajmi fillimisht bëri që aksionet e kompanisë digjitale të binin me mbi 20% në tregjet financiare, para se të arrihej një rikuperim modest.
Dy orë pas postimit të tij të parë, Musk njoftoi përmes një postimi tjetër mesazhin se është “ende i vendosur për ta bërë blerjen”.
Në raportin financiar për tremujorin e parë të vitit, i publikuar më 28 prill, Twitter vlerësonte se profilet e rreme ishin më pak se 5 për qind e përdoruesve aktivë të platformës.
Rrjeti social i ka pasur këto probleme prej vitesh dhe kompania ka deklaruar se reduktimi i llogarive të tilla do të luante një rol kyç në aftësinë e saj për t’u zgjeruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.