Musk themelon kompani të re të inteligjencës artificiale

0
Shpërndaje lajmin

Elon Musk ka krijuar një kompani të re të dedikuar për inteligjencën artificiale, dhe ajo quhet X.AI.
Kompania, për të cilën një dosje në Nevada tregon se ishte inkorporuar muajin e kaluar, aktualisht ka Musk si drejtor dhe Jared Birchall, drejtori i zyrës së familjes së Musk, të listuar si sekretar.
Dosja, të cilën e ka marrë gjithashtu The Verge, tregon se Musk e ka inkorporuar biznesin më 9 mars 2023.
Thashethemet rreth krijimit të një kompanie të inteligjencës artificiale nga ana e Musk janë përhapur tash e disa ditë.
Gjatë një interviste në Twitter Spaces, kur u pyet për të gjitha GPU-të që ai bleu, miliarderi nuk përmendi planet e tij për të ndërtuar një kompani të inteligjencës artificiale, duke thënë “duket sikur shumë njerëz po blejnë GPU në këtë pikë”.
Emri i supozuar X.AI përputhet me emrin e markës të X Corp. që ai i ka caktuar që atëherë në Twitter, së bashku me etiketën “X” që ai ka aplikuar në vizionin e tij të një “aplikacioni për gjithçka”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *