Mustafi i vendosur të qëndrojë te Arsenali

Share

Shkodran Mustafi nuk e ka ndërmend të largohet nga Arsenali para afatit kalimtar të verës.

Mbrojtësi shqiptar është futur në vitin e fundit të kontratës me Topçinjtë dhe nuk ka marrëveshje të re për vazhdimin e saj.

Përkundër që trajneri Mikel Arteta ka kërkuar qëndrimin e tij, klubi nuk i ka ofruar kontratë të re Mustafit.

28-vjeçari duket i vendosur për tu larguar në verë nga Arsenali si lojtarë i lirë, pasi ka refuzuar tri oferta për tu larguar në janar.

Mediat angleze kanë raportuar se dy gjigantët turk, Galatasaray dhe Fenerbahce e kanë kërkuar me ngulm, por dëshira e Mustafit është të qëndrojë në ligat më të forta evropiane duke refuzuar transferimin në Stamboll.

Skuadra e tretë që ka marrë përgjigje negative nga shqiptari është klubi italian Genoa, rivali lokal i Sampdorias, skuadër me të cilën u bë i famshëm Mustafi.

Qendërmbrojtësi është i lirë të nënshkruajë para kontratë me ndonjërën nga skuadrat për t’iu bashkuar në verë si lojtar i lirë.

Për të interesim kanë shprehur edhe skuadra tjera si Inter, Barcelona, Lazio dhe Eintracht Frankfurt./Arbresh.info/


Share

Komente