Mutacioni i ri i COVID-19/ 4 raste të reja në Greqi, ja dhe bilanci për 24 orët e fundit

Share

Katër raste të reja të mutacionit të koronavirusit që ndodhi në Britani u zbuluan në Greqi. Njëri prej tyre ka të bëjë madje me një grua, e cila mbërriti javën e kaluar nga Dubai.

Sipas mediave greke, tre të tjerët kanë të bëjnë me udhëtarët që u kthyen nga Britania. Në total, rastet e llojit mutant që janë identifikuar në Greqi arrijnë në tetë.

Bilanci

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi EDOY, konfirmoi 721 raste të reja të infeksionit të ri me koronavirus (COVID-19), në 24 orët e fundit, nga të cilat 8 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 143494. Ndërkohë që 386 pacientë po trajtohen të intubuar 950 pacientë të tjerë janë larguar nga ICU që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu u bënë publike edhe 49 vdekje të reja nga COVID-19, duke arritur në 5195 edhe vdekje në total në vend.


Share

Komente