“Na lidhin shumë gjëra me Greqinë”, Idrizi: Ligji i luftës, çështja që Rama hapi

0
Shpërndaje lajmin

Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU ka komentuar vizitën e kreut të qeverisë Edi Rama në Athinë ku zhvilloi takime me emigrantët shqiptarë në Greqi.
Në një intervistë për emisionin “Review”  në Euronews Albania ai theksoi se Rama nuk shkoi të bënte një vizitë zyrtare por u takua me bashkëkombësit e vet, ndërsa shtoi se momenti mori shumë rëndësi.
Mes tjerash ai tha se Rama hapi çështjen e ligjit të luftës, që është një andikap që ne duhet të fillojmë dialogun me Greqinë.
“Të gjitha ato që tha Rama janë fakte të njohura. Rama nuk shkoi të bënte një vizitë zyrtare por u takua me bashkëkombësit e vet. Momenti mori shumë rëndësi.  Bëhet fjalë për një vizitë me diasporën shqiptare. Rama sot artikuloi ato gjëra që janë të njohura, që janë çështje të interesi kombëtar me Shqipërinë.
Rama hapi çështjen e ligjit të luftës, që është një andikap që ne  duhet të fillojmë dialogun me Greqinë, sigurisht dhe çështjen e të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë, çështja e shqiptarëve dhe shumë të tjera. Kemi një fqinj që na lidhin shumë gjëra bashkë, por shumë herë Shqipëria dhe shqiptarët për hir të marrëdhënieve të mira, gjithmonë kemi heshtur për agjendën shqiptare. Interesi kombëtar i Shqipërisë, sa herë që bëhet fjalë për Greqinë kalon në disa çështje që janë themelore, siç është çështja e ligjit të luftës, çështja e të drejtave të shqiptarëve dhe të tjerave”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU: 

Një muaj paraburgim për një të dyshuar për huliganizëm në veri
Shfaqja ujore “Fous de Bassin” e trupës teatrore Ilotopie, me 15-16 Maj tek Liqeni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *