Nafta arrin çmim rekord, qytetarët protestë para Kryeministrisë

Shpërndaje lajmin

Një grup qytetarësh kanë dalë të protestojnë para Kryeministrisë për rritjen e çmimit të naftës.
Ata bëjnë thirrje për uljen e disa taksave që përfshihen në çmimin e karburantit në mënyrë që t’u lehtësohet kostoja e jetesës.
Aktori Florian Binaj ishte një prej pjesëmarrësve, i cili u bëri thirrje atyre që nuk marrin guximin të dalin në protestë.
“Shqiptarët rrëzuan diktaturën kur u bënë të gjithë bashkë. Po të çohemi të gjithë, mund të ulim jo vetëm taksa, por mund të marrim atë që na takon si qytetarë”, tha ai.
Aktori Binaj tha se ndërsa qytetarët protestojnë “lideri i ballkazanit është në Dubai”, ndërkohë që në Ukrainë ka luftë dhe presidenti atje u jep shpresë, ky i joni (Kryeministri) thotë shtrëngoni dhëmbët”.

Protestës i janë bashkuar fermerët dhe blegtorët. Ervin Resuli, një nga përfaqësuesit e fermerëve dhe blegtorëve, tha se çmimi i naftës dhe drithërave bëjnë të pamundur që të punojnë tokën.
Ai përmendi heqjen e taksës së gjelbërimit dhe karbonit si një nga masat ku mund të ndërhyjë qeveria.
“Fermerët e kanë të pamundur që të punojnë tokën e tyre. Po përpiqen që të na largojnë. Bujqësia sjell 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto”, tha ai.
Çmimet e naftës kanë shënuar një tjetër rritje duke arritur në nivele rekord prej gati 260 lekë për litër.
Brenda një javë, që nga e enjtja e javës së kaluar, çmimi i naftës është rritur 4 herë. Në krahasim me mesataren prej 170 lekë për litër që ishte gjatë vitit 2021, nafta në vend është shtrenjtuar me gati 50%.The post Nafta arrin çmim rekord, qytetarët protestë para Kryeministrisë first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.