“Naftë falas për fermerët/” Rama publikon hapat për aplikimin online

Share

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve që të aplikojnë online në shërbimin e ri në E-Albania për të përfituar naftën falas.

Rama ka publikuar një video mbi hapat që duhet të ndjekë çdo fermer për të aplikuar. Aplikimi duhet të kryeht nga data 15 janar – 25 shkurt 2021. Me këtë vendim të qeverisë shqiptare bëhet e mundur heqja e karburantit për prodhim bujqësor e akcizës, taksës së qarkullimit dhe e karbonit.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë për fermerët që pas skemës së re mbështetëse për bujqësinë mund të aplikojnë online në shërbimin e ri në e-Albania për të përfituar NAFTË FALAS, ju uroj një ditë të mbarë ***nga çdo cep i Shqipërisë klikoni në https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…
o 0 Akcizë
o 0 Taksë Qarkullimi
o 0 Taksë karboni
Aplikimet nga data 15 janar- 25 shkurt 2021. Video ju njeh me hapat e thjeshtë!”, shkruan Rama./CNA.al


Share

Komente