NASA gati të dërgojë njerëzit në Mars

0
Shpërndaje lajmin

Me raketat tona aktuale, një udhëtim në Mars do të zgjaste rreth shtatë muaj. Kjo, sipas NASA-s është një kohë shumë e gjatë sidomos nëse merret parasysh që njerëzit duan të ndërtojnë koloni në planetin e kuq.
Për këtë arsye, studiuesit nga Universiteti McGill kanë propozuar një ide të re që do ta shkurtojë atë kohë udhëtimi në vetëm 45 ditë. Gjithçka që nevojitet është të bëhet një udhëtim me një lazer gjigant, transmeton cnn përcjell albinfo.ch.
Një vendbanim njerëzor në Mars do të kishte nevojë për furnizim të rregullt me mallra, ushqim, vegla, pjesë këmbimi dhe çdo gjë tjetër të nevojshme për mbijetesë.
Dhe sipas NASA-s, shtatë muajt që duhen për të çuar anijet kozmike nga Toka në planetin tonë fqinj janë shumë kohë e gjatë.
Kjo kohë udhëtimi duhet të shkurtohet në mënyrë të konsiderueshme për të reduktuar ekspozimin ndaj rrezeve kozmike galaktike dhe stuhive diellore. Kështu që NASA shtroi një sfidë për të gjithë inxhinierët: të krijojë një mënyrë për të bartur një ngarkesë në Mars prej të paktën 1,000 kg në më pak se 45 ditë.
Për të shkuar në Mars, ekipi dëshiron të shfrytëzojë fuqinë e një lazeri 10 metra të gjerë në Tokë për të fuqizuar një anije kozmike në orbitë.
Lazeri i propozuar do të krijonte një forcë që buron nga Toka mjaftueshëm e fortë për të shtyrë një anije kozmike pa pasur nevojë të tërheqë karburantin në hapësirë.
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *