NASA publikon videon dhe audion e parë nga Marsi

Share

Zbritja në Mars e robotit të NASA-s “Perseverance” ishte një prej momenteve historike të Agjencisë Amerikane Hapësinore. Pamjet e para të mbërritura mahnitën të gjithë botën, ndërsa një video e re e publikuar nga vetë NASA tregon momentet finale të mbërritjes dhe zbarkimit në planetin e kuq.

Video nis me momentin e hapjes së parashutës, që në fakt është më e madhja e dërguar ndonjëherë në hapësirë, e përfundon me prekjen nga “Percy” të sipërfaqes së Marsit, më saktësisht në kraterin Jezero.

Në video përfshihen edhe audio, që janë zhurmat e para të regjistruara nga Marsi. Nga misionet e mëparshme, NASA ka arritur të sjellin “pamje” që në fakt kanë qenë foto të bashkuara. “Perseverance” ka në total 23 kamera që mund të filmojnë me ngjyra.

Roboti mbërriti në Mars të enjten, 18 shkurt dhe menjëherë solli të dhënat e para përmes Orbituesit “Reconnaissance” që rrotullohet rreth planetit që prej vitit 2006.

Objektivi kryesor u misionit është që të kërkojë për shenja jete në Mars. NASA pretendon të dërgojë brenda vitit 2030 njeriun e parë atje, ndërsa sipërmarrësi Elon Musk thotë se mund ta bëjë këtë 7 vite më herët.


Share

Komente