Natasha Lako: Ronela Hajatin e kemi vënë përpara të gjithë, ja ku gabuam me të
Poetja Natasha Lako thotë se reagimi publik për përfaqësimin e Ronela Hajatit në Eurosong ishte i tepruar dhe i paragjykuar.
Në emisionin Now në Euronews Albania, Lako u shpreh se ka pasur fatin ta ndjekë nga afër perfomancën e këngëtares në Eurovizion, ku siç tha, Ronela Hajati u prit shumë mirë nga publiku.
Kjo, sipas saj shpjegon edhe reagimin e ashpër të këngëtares ndaj festivalit të këngës, që vjen nga një lëndim shumë i gjatë.
“E kemi vënë përpara të gjithë, dua të dëshmoj se Ronelën spektatori i Eurosong e ka pritur shumë mirë. Kishte fatin e keq që këndoi e para, po atje u prit më mirë se ai debati jonë i madh. Nuk është mirë të fyhet njeriu, po ne nganjëherë e teprojmë me gjithçka, edhe ajo ka kaluar në ekstrem”, tha Lako.
LEXONI GJITHASHTU:
Revoltohet Ronela Hajati për festivalin e RTSH-së: Drejtim mediokër e veprime skuthe
Ronela Hajati reagon pasi nuk u kualifikua në natën finale të Eurovision-it