Natë me shpërthime në veri të Kosovës
Veriu i Mosovës ishte i tensionuar edhe gjatë natës. Mediat raportojnë për dy shpërthime të fuqishme në këtë pjesë të vendit. Njëri raportohet se ka ndodhur rreth orës 1:30 pas mesnatës dhe tjetri në ora 3:00 ku janë dëgkuar shpërthime afër Zveçanit, derisa edhe në drejtim të Zubin Potokut raportohet për të shtëna armësh.
Mediat po ashtu raportojnë se ka përforcim të barrikadave makineri të rëndë, sidomos në fshatin Soqanicë dhe Rudare, ndërsa janë vendosur edhe tenda për qytetarët të cilët po qëndrojnë tek barrikadat.