Nations League/ Spanja “poker” me 10 lojtarë, Modric e Ronaldo i japin fitoren kombëtareve të tyre

0
Shpërndaje lajmin

Spektakël pati, por golat munguan.
Pas sfidës Danimarkë-Serbi, që u zhvillua në orën 18:00 e përfundoi me fitoren 2-0 të danezë, mbrëmjen e kësaj të diele janë luajtur edhe tre sfida të tjera, të vlefshme për xhirot e dytë, të Ligës A, të UEFA Nations League.
Kështu, Kroacia është rikthyer menjëherë te fitorja, pas disfatës portugeze të raundit të parë, teksa kanë arritur të sigurojnë 3 pikët, përballë Polonisë, në “Opus Arena”, të Osijekut, me liderin e tyre, Luka Modric, i cili realizoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, për të shënuar golin e tretë të sfidës.
Në krahun tjetër, Spanja edhe pse me 10 lojtarë, pas daljes me kartonin e kuq të Le Normand arriti të sigurojë një fitore të madhe përballë Zvicrës, me shifrat 1-4. Joselu, Ferran Torres dhe një dopietë e Fabian Ruiz i dhanë fitoren “Iberikëve”, ndërsa për “Helvetët” golin e vetëm e shënoi Zeki Amdouni, në mintuën e 41’-të.
Ndërkaq, Portugalia e ka përmbysur gjithçka duket fituar 2-1 sfidën e dytë në këtë edicion të Nations League, ku si kundërshtarë kishin skocezët, të cilët kaluan të parët në avantazh, me antë Scott McTominay, mirëpo një gol fantastik i Bruno Fernandes dhe një tjetër i Cristiano Ronaldo mjaftuan që portugezët të përmbysnin gjithçka me shifrat që mbetën të pandryshuara deri në fund. /i.m /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *