NATO dhe disa ushtri të shteteve evropiane, në shënjestër të hakerëve rusë

Shpërndaje lajmin

Në raport nuk zbuloheshin se cilat ushtri ishin vënë në shënjestër, në atë që Google e cilëson si “fushata phishing të kredencialeve”, të nisura nga një grup me seli në Rusi, i quajtur Coldriver, apo Callisto.
“Këto fushata u dërguan, duke përdorur account-e Gmail të sapokrijuar, te account-e jo Google dhe për këtë arsye, shkalla e suksesit të tyre është e panjohur – shkruhet në raport.
Rusia, mbi të cilën rëndojnë sanksione ekonomike nga vendet e Perëndimit, pas vendimit për të pushtuar Ukrainën më 24 shkurt, i mohon vazhdimisht akuzat për rritjen e sulmeve kibernetike ndaj shënjestrave perëndimore.
Në vitin 2019 shoqëria finlandeze e sigurisë kibernetike F-Secure Labs e përshkroi Callisto si një aktor kërcënimesh i paidentifikuar dhe i avancuar, “i interesuar në mbledhjen e informacioneve që lidhen me politikën e jashtme dhe sigurinë” në Europë.
Grupi ka marrë në shënjestër edhe një Qendër të Ekselencës së NATO-s, shkruan raporti i Google, duke mos e specifikuar. Në një deklaratë, NATO nuk iu referua drejtpërdrejt raportit të Google, por tha se “ne shohim aktivitet kibernetik keqdashës në baza ditore”.
“Qendrat e Ekselencës së NATO-s punojnë ngushtësisht me Aleancën, por nuk janë pjesë e NATO-s. Jemi në kontakt me ta mbi këtë çështje”, thuhej në deklaratë./ National Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.