NATO mobilizohet për të vrojtuar Rusinë

Shpërndaje lajmin

NATO ka dërguar disa avionë në Rumani për të rritur më shumë sigurinë në pjesën lindore të aleancës si dhe për të monitoruar aktivitetin ushtarak të Rusisë.
Avionët gjermanë AWACS mbërritur këtë të martë në bazën e Otopenit në Bukuresht dhe do të qëndrojnë aty për disa javë.
“Shumë shpejt do të ndërmarrim një mision në Bukuresh. Ky është një kontribut i rëndësishëm i NATO për të rritur sigurinë në vendet e aleancës”, u shpreh drejtuesi i misionit Stefan W. Neumann.
Ndërkohë që ambasadori gjerman në Rumani, Peer Gebauer shprehu edhe njëherë angazhimin e Gjermanisë për të qëndruar përkrah aleatëve si Rumani në këto sfiduese për Europën, për shkak të luftës në Ukrainë, trabsmeton cnn përcjell albinfo.ch.
Aleanca e Atlantikut Verior prej muajsh tashmë ka rritur prezencën e saj në lindje të Europës dhe Baltik duke dërguar avionë ushtarakë, monitorues dhe tanke.
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *