Ndahet nga jeta njeriu që i vuri flakën vetes jashtë gjyqit të Trumpit në Nju Jork

0
Shpërndaje lajmin

Një burrë që i vuri flakën vetes jashtë gjykatës në Manhattan, ku po mbahet gjyqi i ish-presidentit Donald Trump, ka vdekur.
Maxwell Azzarello, 37 vjeç, u lye me një lëng përpara se të hidhte në ajër broshurat e teorisë së konspiracionit. Kjo ndodhi në momentin që përfundoi përzgjedhja e jurisë për gjyqin e zotit Trump.
Ai u dërgua në spital të premten në gjendje kritike, ku më vonë humbi jetën, konfirmoi CBS News.
Trump ishte në ndërtesë për të marrë pjesë në përzgjedhjen e jurisë, ku kishte një detaj sigurie, por ish-presidenti u largua gjatë incidentit.
Policia e qytetit të Nju Jorkut tha herët të shtunën se zoti Azzarello u deklarua i vdekur nga stafi i spitalit. Siguria e gjykatës nuk ishte shkelur në incidentin e së premtes. Çështja, e cila sapo kishte përfunduar përzgjedhjen alternative të jurisë, rifilloi më vonë pasdite. Deklaratat e hapjes pritet të fillojnë të hënën.
Hetuesit thanë se kishin marrë një telefonatë urgjence 911 rreth orës 13:30 duke u thënë atyre se një burrë i kishte vënë flakën vetes.
Ata e identifikuan atë si Maxwell Azzarello, 37 vjeç, i cili kishte mbërritur në Nju Jork nga shtëpia e tij në Florida javën e kaluar. Ai nuk kishte precedentë penalë në Nju Jork dhe familja e tij në Florida nuk ishte në dijeni se ai kishte udhëtuar në qytet.
LEXONI GJITHASHTU:

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj Trump

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *