Ndahet papritur nga jeta shefi i komisariatit të Policisë në Lushnjë

Shpërndaje lajmin

Shefi i komisariatit të Lushnjës Adrian Matani është ndarë nga jeta në moshën 45 vjeçare.

Miq të tij, kolegë e shokë nga radhët e policisë se shtetit kanë ndarë lajmin e hidhur për kolegun e tyre, teksa mësohet se Matani dyshohet se ka pësuar infarkt në banesën e tij në Tiranë.

Edhe pse u dërgua në spital nga familjarët e tij, ai nuk mundi të jetonte.

Metani prej vitesh ishte pjesë e Policisë së Shtetit, ndërsa së fundi ishte shef i komisariatit të Lushnjës.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *