January 15, 2022

“Ndal policia”, njëri i dehur, tjetri pa patentë, dështon arratisja në Lezhë

Shpërndaje lajmin

Tre persona janë arrestuar nga policia në Lezhë për dhunë në familje, mosbindje ndaj policisë dhe drejtim makine në gjendje të dehur.

Rasti i parë ka të bëjë me një 43-vjeçar me inicialet M.M. nga Barbullojë i cili kanosi bashkëshorten, e cila ishte me urdhër mbrojtje nga gjykata.

Një 21 -vjeçar u prangos pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz” pa patentë nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar duke shkelur gazi, por arratisja mori fund shumë shpejt.

I arrestuari i tretë është një 36-vjeçar me inicialet P.L. që u kap duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë, për të ndaluar.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme./ Abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *