Ndalim prej 48 orëve për dy edukatoret që rrahën 3-vjeçarin

0
Shpërndaje lajmin

Policia e Kosovës ka njoftuar se për dy edukatoret që dyshohen se keqtrajtuan 3-vjeçarin në çerdhen në Fushë Kosovë kanë caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh. 

“Pas përfundimit të fazës preliminare të veprimeve hetimore, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarave: N. M, femër, 64 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, si dhe N. H, femër, 56 vjeç, shtetase Republikës së Kosovës, u shqiptua masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *