Ndalimi i sirianëve në Vlorë, arrestohet pronari i një hoteli në Tiranë

Share

Burime për A2 bëjnë me dije se pronari i një hoteli në Tiranë është arrestuar në orët e fundit, pasi kishte strehuar për disa kohë klandestinët sirianë që u shpëtuan mbrëmjen e djeshme në zonën e Vlorës, ndërsa po tentonin të udhëtonin me gomone drejt Italisë, por që u penguan nga moti i keq.

Personi i arrestuar quhet Fatos Dusha, ndërkohë që vijon puna dhe për identifikimin e trafikantëve, të cilët arritën të shpëtonin një ditë më parë duke përfituar  dhe nga errësira.

Klandestinët sirianë që u shpëtuan tashmë janë larguar nga Vlora dhe do të akomodohen në Durrës. Personat që kanë qenë të shtruar në spitalin e Vlorës kanë dalë pas mjekimit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Rreth 50 klandestinë nga Siria qëndruan mbi 3 orë në përballje në det të hapur me motin e keq. Mjeti lundrues mbeti në grykëderdhjen të Vjosës për orë të tëra për shkak të erërave të forta.

Në aksionin e shpëtimit morën pjesë një mjet lundrues i Rojës Bregdetare dhe dy mjete të Guardia di Finanza.


Share

Komente