Ndalimi i takimeve politike, Mediu: Rama po saboton procesin elektoral

Share

Në masat e reja të bëra publike 3 ditë më parë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve ishte edhe ndalimi i mbledhjeve partiake dhe tubimeve. Për këtë masë ka reaguar edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Në një takim me drejtuesit e Partisë Republikane, Mediu u shpreh se ndalimi i takimeve politike është veprim antikushtetues i Edi Ramës kundër shqiptarëve dhe opozitës.

“Padyshim duhet të mbrohemi nga COVID-19 duke mbajtur maskat, por jo duke zbatuar urdhra dhe vendime që nuk shpjegojnë arsye pse, apo që shkatërrojnë thelbin e demokracisë, lirinë e qytetarëve.

Qeveria dhe ekspertët kanë detyrimin të shpjegojnë arsyen dhe pasojat për çdo vendim. Duke u fshehur mbas ekspertëve Rama po saboton procesin elektoral me pretekstin e luftës ndaj Covid-19.

Opozita dhe shqiptarët duhet të mbrojnë lirinë e tyre, pranimi në heshtje i bllokimit të pluralizmit politik është vrastar për demokracinë dhe qytetarët. Partia Republikane edhe në kushte do të vazhdojë aktivitetin e saj elektoral në grupe për çdo qendër votimi dhe me kandidatët e saj për deputet”, tha Mediu.


Share

Komente