Ndalohet kanabisi në Holandë, vendosen masa strikte
Jo më kanabis në lagjet e kuqe të Amsterdamit, duket se kryeqyteti holandez do të marrë masa strikte.
Ligjet e reja do të hyjnë në fuqi nga mesi i muajit maji dhe synojnë të përmirësojnë jetesën për banorët që janë ankuar prej kohësh për rrëmujën që shkaktojnë turistët. Edhe shtëpitë publike do të mbyllen në orën 3 të mëngjesit.
Mediat lokale raportojnë se pothuajse të gjithë këshilltarët mbështetën marrjen e masave për të reduktuar shqetësimin për banorët.
Këshilli i qytetit njoftoi se restorantet dhe baret të premteve e të shtunave do të duhet të mbyllen në orën 2 të mëngjesit dhe asnjë vizitor i ri nuk do të lejohet në rrethin e vjetër të qytetit pas orës 1.
Aktualisht, shitja e alkoolit nga dyqanet, dyqanet e pijeve alkoolike dhe kafenetë në lagjet e dritave të kuqe është e paligjshme nga e enjtja deri të dielën pas orës 16:00.
Këshilli do t’u kërkojë shitësve që të heqin plotësisht alkoolin nga vitrinat e tyre gjatë kësaj kohe, ose t’i mbulojnë ato.
Kryeqyteti holandez është i njohur për kafenetë e tij të kanabisit dhe tërheq miliona turistë në vit. Por vendasit janë ankuar se tërheqin tregtarët e rrugës dhe se abuzimi me drogën dhe alkoolin po rrit shkallën e krimit.
Sipas ligjeve aktuale në Holandë, posedimi, prodhimi ose tregtimi i drogës është vepër penale. Megjithatë, holandezët kanë një “politikë tolerimi” që lejon kafenetë të shesin kanabis nën kushte strikte.
Përveç ligjeve të reja, këshilli i Amsterdamit do të nisë në pranverë një fushatë të titulluar qëndroni larg” e cila u drejtohet turistëve që të mos udhëtojnë drejt kryeqytetit për qëllime droge, alkooli dhe seksi.
LEXONI GJITHASHTU:
VIDEO/ Brenda qytetit ‘fantazmë’, çfarë ka lënë pas tërmeti shkatërrimtar
Tentoi të kalonte naftë kontrabande në vendin tonë, arrestohet 30-vjeçari