October 28, 2021

Ndarja me Alaba, Muller: Do pendohesh, nëse përballemi përgatitu për shkelma

Shpërndaje lajmin

David Alaba është gati të nisë aventurën e re në karrierë. “Xholi” austriak i jep sot fund aventurës 11-vjeçare me bavarezët. Real Madrid qëndron në “pole position” për të siguruar shërbimet e tij.

Shoku i qindra betejave dhe shumë trofeve të fituara, Thomas Muller ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të përshëndetur 28-vjeçarin e krahut të majtë.

Nuk e di me 100% se me cilin ekip do të luash sezonin e ardhshëm, por nuk ka fare rëndësi: do të pendohesh. Nëse do të përballemi bashkë, do të të marr me shkelma by***ve“, shkruan Muller në rrjetet sociale. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *