Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut, Basha: “Politikani që dha mbështetjen dhe kontributin e pakursyer në PD”

Share

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postura një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut.

“Angazhimi i tij si ligjvënës dhe zëvendëskryeministër gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pas rënies së komunizmit, do të mbetet i pashlyeshëm në historinë e re të Shqipërisë”, shkruan kreu i PD.

Ja mesazhi i plotë:

“Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, politikanit që dha mbështetjen dhe kontributin e pakursyer që në ditët e para të krijimit të Partisë Demokratike. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen, miqtë dhe të afërmit e zotit Kopliku. Angazhimi i tij si ligjvënës dhe zëvendëskryeministër gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pas rënies së komunizmit, do të mbetet i pashlyeshëm në historinë e re të Shqipërisë. U prehtë në paqe!”-shkruan Basha.

auto 0df696cf fbd1 47f8 8e39 2d8ae78968211606044430

The post Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut, Basha: “Politikani që dha mbështetjen dhe kontributin e pakursyer në PD” appeared first on Lajme.al.


Share

Komente