Ndau Danaldin me Beatrixën? Habit Ermal Mamaqi: I detyrohem Borës një sqarim…

Shpërndaje lajmin

Ermal Mamaqi ka qenë kryefjala e medias gjatë momentit kur përmendi Bora Zemanin në hyrjen e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.
Kjo gjë ka shkaktuar shumë polemika në rrjet, duke u bërë gjithashtu shkaku se pse Beatrix vendosi të mos takojë Donaldin në një prej mbrëmjeve.
Këtë situatë, Ermal Mamaqi e ka sqaruar një herë e mirë në një nga daljet e tij televize, ku tha se nuk është ai arsyeja pse çifti është ndarë.
Ai u shpteh gjithashtu se Bora nuk do jetë pjesë e serialit H.O.T por e një filmi tjetër që ai po projekton.
Ai tha se e ka ftuar moderatoren për rolin kryesor në këtë film dhe ajo ka shprehur interesin. Duke mos zbuluar më shumë detaje, Ermali tha se filmi mund të shfaqet në kinema në fund të këtij viti ose vitin e ardhshëm.
“Nuk besoj se jam unë aryseja pse janë ndarë. As nuk e di që janë ndarë. I detyrohem Borës një sqarim. Ajo pjesa ku kam përmendur Borën ka qenë shaka. Ajo është një nga njerëzit në ekran që e vlerësoj shumë për punën. I kam propozuar të marrë pjesë si aktore jo në serial por në një film që po projektoj. Ajo pjesa që kam përmendur Borën në Big Brother VIP dhe në intervista ka qenë e gjitha lojë. Asgjë nga ato nuk janë të vërteta. Ajo nuk ka kërkuar lekë e asgjë tjetër. Ajo nuk është mërzitur fare. Jemi shumë miq ende. Është Bora ajo që e kam ndjekur dhe vlerësuar që të jetë pjesë e filmit. Ajo ka shprehur interesin dhe filmi mund të vij në fund të këtij viti ose vitin tjetër.”-tha Ermali.

Leave a Reply

Your email address will not be published.