Ndërhyrje delikate në zemër/ Kirurgu i mirënjohur austriak në Spitalin Amerikan

0
Shpërndaje lajmin

Një ndërhyrje delikate në zemër u realizua në shërbimin e kardiokirurgjisë në Spitalin Amerikan 1. Operacioni u relizua nga mjeku kardiokirurg Andi Kaçani dhe kirurgu i mirënjohur kardiovaskular nga Vjena, Prof. Guenther Laufer, me një përvojë të gjatë në këtë fushë.
“Patëm fatin të kemi në spital profesor Gunter Lafer, i cili është shefi i shërbimit të kardiokirurgjisë në Vjenë. Një personalitet nga më të shquarit në Europë. Unë kam patur fatin të punoj në një periudhë të gjatë me të kur kam qenë për specializim në Vjenë dhe kemi një bashkëpunim me spitalin amerikan. Sot kemi pasur mundësinë të kryejmë interventin e parë, kemi edhe të dytin, zëvendësimin e valvulës së aortës me hapje të vogël, vetëm në pjesën e sipërme të gjoksit, që është një risi për spitalin tonë dhe një teknikë që ul shumë ditëqëndrimin dhe periudhën post operatore dhe sigurisht kërkon një performancë më të madhe.”.
Doktor Lafer vjen për herë të parë në Tiranë dhe u shpreh i surprizuar nga shërbimi që ofrohet në Spitalin Amerikan. Ai shprehu gatishmërinë e tij për më shumë bashkëpunime në të ardhmen me Spitalin Amerikan.
“Mund të them që spitali ka infrastrukturë të mirë, staf shumë profesionist dhe punohet me pajisje me standard shumë të lartë për operacionet. Jam i suprizuar, është me të vërtetë një spital shumë i mirë.  Është hera ime e parë që marr pjesë në një operacion të tillë këtu në Tiranë, në Spitalin Amerikan. Është ide e mirë të kemi bashkëpunim në të ardhmen së bashku. Jam shumë i kënaqur dhe i emocionuar që të  bashkëpunojë me Andi Kacani, pasi kemi bashkëpunuar edhe në të kaluarën, 20 vite më parë,  në Austri, ku u tajnuam për ndërhyrjet kardiovaskulare. Prandaj jam i lumtur që edhe njëherë na është dhënë mundësia të punojmë së bashku”.
Prof. Gunter Laufer, shef i shërbimit te kardiokirurgjisë në spitalin Universita te Vienës, AKH, është nje emer i njohur në kardiokirurgjine europiane dhe botërore per trajtimin kirurgjikal te sëmundjeve të zemres, vecanerisht në kirurgjine miniinvazive dhe patologjite e aortës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *