Ndërprerja e Open Ballkan/ Baton Haxhiu: Armiqësitë ende nuk kanë përfunduar
Analisti Baton Haxhiu është shprehur se Serbia ende nuk është e gatshme të heqë dorë nga projektet e saj armiqësor.
I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se superfuqitë ndërkombëtare kur ndërtojnë projekte dhe procese nuk i lënë lehtë.
Këto deklarata i bëri ndërsa komentoi deklaratën e kreut të qeverisë Edi Rama ku tha se “Open Balkan” ka përfunduar.
“Serbia nuk është e gatshme te heqë dorë nga projektet e saj armiqësore. Procesi i Berlinit dhe superfuqitë kur ndërtojnë procese dhe projekte, nuk i lënë projektet aq lehtë. Procesi i Berlinit e ka kuptimin vetëm nëse janë të gjithë të barabartë në proces. Fondet që do jepen tani janë të dedikuara sipas madhësisë së shteteve. Procesi i Berlinit e ka dhe një obligim tjetër, largimin e armiqësive”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
A përfundoi Open Ballkan? Spartak Ngjela: Ishte dështim, Rama të kërkonte falje
1311 protestues arrestohen në Francë, pezullohet transporti publik