Ndërroi jetë gazetari e dramaturgu, Haqif Mulliqi
Ka vdekur në moshën 63-vjeçare shkrimtari njëherësh dramaturgu shumëvjeçar, Haqif Mulliqi.
Lajmin e ka bërë me dije vajza e tij, Getoarba Mulliqi.
“Babi na la. Dashnisë tonë ma të madhe iu ndalen dhimbjet, për me na fillu neve dhimbja e përjetshme. Për detajet e ceremonisë, ju njoftojmë më vonë”, ka shkruar ajo në Facebook, përcjell Albinfo.ch.
Veprimtarinë e tij si gazetar e kishte filluar në gazetën Bota e Re, (1983 – 1990), duke vazhduar në gazetën Fokus në Kroaci (1992), gazetën Potlet në Zagreb (1988 -1991), e më pastaj edhe si redaktor e korrespodent edhe në shumë gazeta e revista të tjera vendore dhe ndërkombëtare./Albinfo.ch/