Ndërron jetë djali i piktorit Pablo Pisacco
Ka ndërruar jetë Claude Picasso, djali i piktorit spanjoll, Pablo Picasso , ka bërë të ditur avokati i tij Jean-Jacques Nuer.
“Ai vdiq në Zvicër, në moshën 76-vjeçare”, tha ai në një deklaratë për AFP, pa specifikuar shkakun e vdekjes.
Claude Ruit Picasso ishte nga viti 1989 deri në 2023 administratori i pasurisë së Picasso dhe përgjegjës për çështjet që lidhen me të drejtat e autorit të veprave të artistit ikonë.
Korrikun e kaluar ai kishte shprehur dëshirën për të dalë në pension, duke ia lënë detyrën motrës së tij, Paloma.
Pablo Picasso kishte katër fëmijë, tre jashtë martese. Djali i tij i madh Paulo, i lindur nga gruaja e tij e parë Olga Khokhlova, vdiq në vitin 1975. Maya, vajza e Marie-Thérèse Walter, u nda nga jeta në vitin 2022. Claude dhe Paloma ishin frytet e marrëdhënies me piktoren franceze Françoise Gilot.
Claude Picasso ishte i martuar me Sylvie Vautier, me të cilën pati dy fëmijë, Jasmine dhe Solal./Albeu.com/