April 15, 2021

Ndërron jetë ikona e humorit shqiptar, Rasim Thaçi “Cima”

Shpërndaje lajmin

Aktori i humorit, Rasim Thaçi- Cima, ka ndërruar sot jetë pas infektimit me Covid 19. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Nehat Baftiu nga Klinika Intenzive e QKUK-së.

“Po, ai ka ndërruar jetë gjatë mjekimit intenziv në orën 11:40”, ka thënë ai shkurt.

Vlen të përmendim faktin se Cima ka qenë i shtrirë tash e sa javë në QKUK pas infektimit me Covid 19.
Humoristi i mirënjohur Rasim Thaçi kishte 71 vjeç.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *